201 gjoba bë Shkup, 29 për tejkalim të shpejtësisë
Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka vazhduar dje (14.02.2024) me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 29 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për në semafor të kuq, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 47 gjoba ndaj këmbësorëve të cilët gjithashtu kanë shkelur rregullat e trafikut…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.