July 2, 2024
Dossier

20 vjet nga beteja e UÇK-së në Haraçinë

Haracina 2001.
Pas asaj ofanzivës 3 ditore rreth Sllupcanit që përfundoi me qëndres dhe triumfin e UCKsë, UCK rrugëtoi për në Haracinë.
Pozicion ky ku shpallet zonë e lirë nga bataljoni i 5 i brigadës 113 Ismet Jashari.
Kjo shpallje e zonës së lirë në haracinë e ngriti në këmbë tërë diplomacinë Europjane dhe Amerikane si dhe gjunjëzoi tërë strukturën shtetërore të asaj kohe.
Gjasht ambasador të shteteve Europjane u tërheqën nga Maqedonia.
Ju desht disa ditë përgaditje aparatit shtetror të përgadit ofanzivën kundër Haracinës e cila zgjati 3 ditë duke përfunduar me pa sukses.
Në Haracin hyri Xhejms Perdju i cili para pak ditësh ndrroi jetë ku bisedoi me komandën aty ku në koordinim me shtabin e përgjithshëm u mor një vendim për tërheqjen e UCKsë nga Haracina dhe se do të ket një marveshje për ndërprerjen e Luftës.
Shtabi urdhëroi tërheqjen nga Haracina por kët tërheqje nuk e pranoi komandanti i brigadës 113 Ismet Jashari dhe komandanti i zonës duke thënë.
“ushtarët e UCKsë nuk kan shku në HAracin me mjell kumpira që të tërhiqen në at mënyr. Ata mundet të i sjell mbrapa vetëm ndonjë forcë ndërkombëtare”.
Pas kësaj u ndërmor që me mjete transportuese të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të realizohet tërheqja dhe ashtu ndodhi.

Beteja e Haracinës i dha kuptim UCKsë, se kjo nuk është një bandë kriminele por është ushtri e cila zbaton urdhra dhe rrespekton hierarkinë qoftë për ecje përpara qoft për kthime mbrapa. Eshtë ushtri e cila e kupton marveshjen dhe vullnetin e mirë. Aty dëshmoi se jemi organizat ushtarakopolitike që kemi synime për një të ardhme e nuk e kemi synim vrasjen e njerzve.
Nga këto vendime UCK dhe udhëheqja politike e sajë u legjitimuan para politikës ndërkombëtare.

Zoti i shpërbleft me të mira gjith ata që ranë dëshmor e mbetën invalid në atë luftë. Zoti i shpërbleft gjith ata që e vazhduan deri në fund për të ju dhën kuptim dëshmori atyre që ran aty dhe në vendet tjera.

“Popujt që luftojn mund edhe të humbin, ata që nuk luftojn jan të humbur”