20-vjeçari shqiptar vdes në një aksident në Itali
Një 20-vjeçar shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës, në Rovato.
Shqiptari u përplas me një kamion i cili po vinte në drejtim të kundërt të rrugës.
Kjo nuk i la zgjidhje shoferit, i cili goditi murin e betonit.
Si pasojë e kësaj Adenajd Hoxha, pësoi lëndime të rënda të cilat nuk mundi t’ju bënte ballë.
Trupi i tij i pajetë u nxor nga vetura e tij e shkatërruar e tipit “Ford Focus”, shkruajnë mediat italiane.
Në vendin e ngjarjes ishin policia, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës që nuk mundën të bënin gjë tjetër pos të konstatonin vdekjen e të riut shqiptar