2 vite e 6 muaj burg për Muhamed Zeqirin, do i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim
2 vite e 6 muaj burg për Muhamed Zeqirin, vendosi sot trupi gjykues respektivisht gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska në Gjykatën Penale të Shkupit. Sipas përshkrimit të akuzës, i akuzuari ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, 1 dhe 45 nga Kodi Penal, njofton Flaka Media
“Gjykata e dënon të akuzuarit me burgim prej 2 vjet e gjashtë muaj, ndërsa në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Muhammed Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktvendimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarëve”, tha mes tjerash gjykatësja Fanka Janqulleva Mihaillovska.
Zekiri, si person zyrtar – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, sipas akuzës, me paramendim ka kryer dy veprime të lidhura në kohë që paraqet realizim të disahershëm të të njëjtës vepër. Ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, akuzohet për lidhje të kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.
Zekiri në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, u akzuar që kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht. Për këtë, Zekiri tërësisht mohon duke theksuar se vlera e 147.000 eurove është për TVSH.
Sipas prokurorisë, i akuzuari në cilësinë e sekretarit të Qeverisë duke vlerësuar se vepron sipas obligimit nga seanca e 67-të ka ndërmarrë veprime zyrtare, të cilat ka pasur autorizim t’i kryejë, por me veprimet zyrtare i ka tejkaluar autorizimet zyrtare. Në vend që të zbatojë procedurë për furnizim publik, duke i zbatuar dispozitat e Ligjit për Furnizime Publike, ai pa zbatimin e procedurës, ka vepruar në kundërshtim me nenet 23, 40, 41 dhe 47 të Ligjit për Furnizime Publike.
Zeqiri ka nënshkruar marrëveshje direkte me personin juridik, Shoqatën për Menaxhment dhe Shërbime Konsulente – Interholding SHPK Shkup, i cili është formuar më 15.04.2021, që do të thotë se është formuar vetëm 12 ditë para miratimit të konkluzës konkrete nga ana e Qeverisë, edhe atë e themeluar nga ana Interfinance – Zagreb nga Kroacia dhe tanimë i akuzuari Daniel Ivanoviç nga Republika e Kroacisë, i cili është regjistruar edhe si udhëheqës i personit juridik.
Më 26.04.2021 është nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes personit juridik Interholding dhe i akuzuari Daniel Ivanoviç, me të cilin Interholding e autorizon të njëjtin për kryerje të detyrave që përfshin përgatitje dhe dorëzim të projektit që përfshin incizim të thellë, përpunim të studimit të fizibilitetit dhe vlerësim të vlerës së kompanisë si dhe zgjidhje ideore të sistemit të kontrollit të Postës me vlerë nuk kalon 795.000 euro në kundërvlerë të denarit pa TVSH.
Prokurorja tha se “dukshëm nga të gjitha provat, është se Interholding prej momentin kur është themeluar prej 15.04.2021 ka bërë vetëm një bashkëpunim ekonomik dhe ajo është marrëveshje me sekretarin e përgjithshëm”, përcjell Flaka Media.
Në bazë të Provave gjykata mund të shohë se si janë paguar shërbimet nga ana e Qeverisë, nëpërmjet Sekretarit të Qeverisë të përfaqësuar nga Muhamed Zekiri për dy marrëveshje. Nga mbrojtja qartë dalin rrethanat se shërbimet konsulentë të cilat Qeveria e RMV-së ia ka paguar personit juridik Interholding në vlerë prej 57.932.100 denarë për rikonstruim të Postës, ka rezultuar me përgatitjen e studimit, i cili si provë është nxjerrë para kësaj gjykate, edhe pse kanë dhënë modele përkatëse për ristrukturim të ndërmarrjes në afat prej 1.5 vjet, sot edhe pas dy viteve të kaluara, nuk e ka realizuar qëllimin e marrëveshjes e ai është zgjedhja e modelit përkatës dhe fillimi i procesit të ristrukturimit Posta e RMV-së. Është fakt se edhe sot e kësaj dite, këto dy ndërmarrje përballen me të njëjtat probleme të gjenerimit të humbjeve.
Gjykatësja e lëndës, vuri në dukje që Zeqirit do t’i llogaritet edhe pjesa e realizuar e dënimit në paraburgim dhe në paraburgim shtëpiak. Flaka