Maqedoni

Zeka: Politikani nga Maqedonia që pritet të arrestohet nga Gjykata e Hagës është i BDI-së (Video)

Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Milaim Zeka në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se në mesin e 26 personave ndaj të cilëve, një muaj më parë, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Hagës është edhe një personalitet nga Maqedonia, respektivisht një politikan i BDI-së. Por, Zeka nuk ka pranuar të përmend emra, duke thënë se bëhet fjalë për çështje shumë të ndjeshme.

“Prokuroria Speciale pranë Gjykatës Speciale në Hagë para një muaji ka dërguar 26 aktakuza të reja për konfirmim. Si shkon procedura? D.m.th, këto aktakuza I dërgohen gjykatësit të procedurës paraprake dhe ky gjykatës ka afat kohor prej 1 deri në 6 muaj ose ta refuzojë ose ta konfirmojë pretendimin e Prokurorisë. Në mesin e këtyre 26 personave është edhe një personalitet politik nga Maqedonia, i cili mund ta konfirmoj që vjen nga partia BDI. Kaq mund të konfirmoj”, tha analisti kosovar Milaim Zeka.

Intervistën e tij të plotë për gazetën LAJM mund ta ndiqni në videon më poshtë.