Maqedoni

18 PUNONJËSVE TË KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË IU VAZHDUAN KONTRATA E PUNËS

18 të punësuarave në Klinikën e Toksikologjisë ju vazhdohen kontratat në vepër. Pas shumë peripecive të krijuara në opinion për kualifikimet adekuate të këtij personeli, drejtoresha organizative Besije Iljazi ka firmosur vazhdimin e kontratave për të punësuarit shqiptar. Prej dhjetorit kur ju skadoi kontrata në vepër 18 punonjësve, ata kanë vazhduar të shkojnë në punë pa marrë rroga. Në një përgjigje me shkrim drejtoresha Iljazi tha se gjitha pagat e munguara do tu kompensohen nga 15 prill kur edhe kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Financave.

“Ata nuk kanë pasur të drejtë të punojnë edhe pse unë kam insistuar të vinë në punë, deri sa te gjejmë një zgjidhje ligjore, kështu më datë 28 shkurt kam bere kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për vazhdimin e kontratave duke e përshkruar gjendjen ns klinike dhe rëndësinë e punës pa te cilët klinika e Toksikologjisë nuk mundet të funksionoj ashtu si duhet dhe tani pasi përfunduan procedurat ligjore kemi mare pëlqim nga ministria e Shëndetësisë dhe sot janë nënshkruar kontratat me te gjithë 18 personat dhe nga sot vazhdojnë punën ne klinike”, tha Besie Iljazi, Drejtoreshë Organizative në Klinikën e Toksikologjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri tha se ky vendim është profesional dhe se Klinika ka nevojë për këta të punësuar, ndërsa sa i përket fyerjeve anti-shqiptare ai iu bën thirrje të merren organeve të drejtësisë.