17 vjeçarja ndërron deklaratën: Nuk e kam vrarë 16 vjeçarin, ja kush është i implikuar
E dyshuara për rastin e 16-vjeçarit nga Novosella gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë ka mohuar veprën, përcjell TV21. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17 vjeçe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar.
“Brenda fazës së filluar het imore , e dy shuara e mitur A.I dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmije, prokurorit , punonjësve social edhe prindit të fëmijës me ç`rast e mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e γdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajta e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së het imit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa indetifikuar. Besojmë që prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes, sigurimit të provave do të arrijnë të bëjnë zbardhjen e rastit dhe kryerësit të vërtetë të veprës dhe të vihen para drejtësisë.
Njëkohësisht në emër të familjes edhe në emrin tim personal shpreh ngushëllime për humbjen e të riut familjarëve edhe shokëve të klasës .Për hirë të zbardhjes së rastit lus faktorët relevant që të respektojnë prezumimin e pafajësisë të klientit që përfaqësoj unë”, tha avokati I vajzës së mitur Ibrahim Bajrami./tv21.tv