17 persona të plagosur në Prishtinë, publikohen emrat e 8 prej tyre
17 persona kanë mbetur të plagosur në incidentin me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Të njëjtit janë pranuar për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente.
Gazeta Insajderi nga burimet e saj pranë policisë, ka mësuar identitetin e 8 prej tyre.
Më saktë, bëhet fjalë për: Granit Hamiti (1990), Andi Pajaziti (1996), Kastriot Ramadani(1984), Lea Syla (2003), Aulona Alija (1989), Hysni Geci (1986), Agim Zeqiri (1978) si dhe Nue Nikqi (1979).
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se 7 prej tyre janë të plagosur me armë zjarri dhe 10 të tjerë nga mjetet prerëse, si xhamat, e edhe me mjete të tupitura.
Ndërkohë shtoi njëri është lënduar rëndë dhe se momentalisht ndodhet në sallën e operacionit.