Shqipëri

16 marrëveshjet që do të nënshkruhen nesër në mbledhjen e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri

Në Tiranë nesër do të mbahet takimi i radhës i dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja vëllazërore do të drejtohet nga dy kryeministrat, Rama e Kurti.
Në këtë takim do të nënshkruhen 16 marrëveshjeve mes dy qeverive.
ABC News ka publikuar 16 marrëveshjet që do të nënshkruhen nesër:

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm
Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit
Marrëveshja ndryshuese e Marreveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Marreveshje ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves “Per ndihme te ndersjellte juridike ne ceshtjet civile dhe tregtare”
Per miratim, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per sigurimet shoqerore
Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave

Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022
Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.
Protokoll Bashkepunimi Ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Kosoves per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar.
MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.
Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)
Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.
Manuali Per proceduart standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice
Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës./Indeksonline/