June 26, 2024
Maqedoni

Sot është një vjetori kur Ali Ahmeti e prezantoi “Kryeministrin Shqiptar”

Erdhi si një ide e madhe, megjithatë në fund u bë edhe një zhgënjim për shqiptarët. Ideja e Ali Ahmetit në zgjedhjet e kaluara ishte që kryeministri i vendit të jetë shqiptarë. Gjatë fushatës, ai, Ahmeti, këmbëngulte se në raste se BDI do të merr numrin më të madh të deputetëve tek kampi politik shqiptar, nuk do të heq dorë nga ideja e kryeministrit shqiptar. Propozim i Ahmetit ishte Naser Zyberi.

Një vit më parë, teksa Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti arritën marrëveshje për formimin e koalicionit, u pa se ideja e kryeministrit ishte vetëm një premtim i radhës zgjedhor, por për shqiptarët një zhgënjim i madh. Shumë kohë do të mbetet e komentuar fotografia kur gazetarët pyesin Ahmetin se çfarë u bë me kryeministrin shqiptar, në pamundësi për të thënë ndonjë gjë, Ahmeti drejtoi duart kah Zoran Zaev, ngase nuk kishte se çfarë të thotë për mosrealizmin e premtimit.