Maqedoni

Ushtari i FSK-ës e viziton vendlindjen e Komandant Kumanovës në Maqedoninë e Veriut

Kumanovë Shala, djali nga Kleçka e Kosovës, që mbanë nofkën e Ismet Jasharit-Komandant Kumanova ka vizituar familjen Jashari në fshatin Orizare të komunës së Likovës, shkruan News-TV.
Ai ka ardhur për të ngushëlluar Xhemail Jasharin me rastin e vdekjes së paradokoshme të Murat Jasharit, njeriut të cështjes kombëtare, ndryshe vëlla i tij dhe i heroit të kombit, Ismet Jashari.
Kumanovë Shala në ngushëllime te familja Jashari në Orizare ka qenë i shoqëruar nga nëna dhe e dashura e tij.

Ai ka vendosur lule dhe ka bërë disa fotografi te statuja e Ismet Jasharit-Komandant Kumanova në Orizare.

“Sot, ne nje dite vikendi ne zgjodhem te shkojme per vizite te Konaku i Bacit Xhemajl, vellaut te deshmorit Ismet Jashari (Komandant Kumanova). Baci Xhemajl na priti ashtu siç i ka hije tradites shqiptare, por aty mungonte frymezuesi i lirise, kontribuesi i luftes se lavdishme te UÇK-se, Baci Murat.

Prehu ne paqe Bac, amaneti yt do te percillet brez pas brezi!

Faleminderit per mikpritjen shume e nderuara dhe respektuara Familja Jashari.

Lavdi jetes dhe vepres se Komandant Kumanoves!”, ka deklaruar Kumano Shala.

Kumanovë Shala është ushtar i forcave të sigurisë së Kosovës në kazermën e FSK-së në Gjilan./News-TV/