BallinaLajmet e rejaMaqedoni

15 mijë shtetas braktisin vendin çdo vit

Ndryshe nga Enti Shtetërorë i Revizionit, Statistikat me numër akoma më alarmant për migrimin.

Sipas numrit “një” të Statistikave rreth 15 mijë shtetas braktisin vendin çdo vit. Ndërkaq revizioni pak ditë më parë zbardhi të dhëna shqetësuese për eksodin e kuadrit të arsimuar.

Sipas raportit të Entit të Revizionit, prej vitit 2013-të deri në vitin 2021, Maqedonisë së Veriut i kanë ikur mesatarisht nga 2.500 persona në vit me arsim të lartë, për të cilët, shteti ka investuar rreth 725 milionë euro.

Por sipas statistikave ky numër është shumë më i lartë.