Maqedoni

123 gjoba në Shkup, 9 vozitës pa patentë shoferi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar 123 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 9 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 4 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për makina të paregjistruara, 8 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për tejkalim të parregullt…/Alsat.mk