12 alpinistë nga Tetova mbrëmë kanë humbur rrugën, policia i gjeti shëndosh e mirë
Mbrëmë pas orës 22:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur shëndoshë të mirë 12 alpinistët të cilët kanë humbur mbi fshatin Prshovcë të Tetovës.
Për zhdukjen e malësorëve nga fshati Bogovinë, fshati Lisec, fshati Rakovec, fshati Prshevcë dhe Tetovë, në orën 21:30, policinë e ka njoftuar A.R. nga Bogovina e Tetovës pasi nuk ka mundur të kontaktojë me ta, shkruan portali Lideri.mk
Ata, gjatë ditës së djeshme kanë dalur në malin mbi fshatin Prshevcë për të shkuar në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshit”, dhe lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar ka qenë te “Tre shatërvanët” afër kufirit me Kosovën, shkruan Lideri.mk.
Personat janë dërguar për kontroll në Spitalin klinik të Tetovës./Lideri