Merko: Qytetarët s’më lënë të largohem nga komuna e Strugës
Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ende nuk ka vendosur nëse do të rikandojë edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmeton gazeta LAJM. Merko në një intervistë për Cilivmedia, ka thënë se tek qytetarët gëzon mbështetje të madhe, por vendimin për rikandimin e tij do ta sjellin organet e partisë.
“Akoma nuk ka vendosur nëse do të rikandidoj për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, respektivisht kemi vendime partiake që duhet të miratohen, por siç e shoh qytetarët nuk më braktisin edhe më tej dhe tani nuk di çfarë të bëjë, jam në dilemë”, ka thënë kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, i pyetur nga Civilmedia, nëse sërish do të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme lokale.