Maqedoni

Burhan Murati nga Sllupçani kandidat për kryetar të Likovës nga rradhët e PDSH-së

Sot në Sllupçan u mbajt Kuvendi i Degës së PDSH-së Dega Likovë ku ishte prezent edhe kryetari i partisë z. Menduh Thaçi. Kuvendi zgjodhi kryetarin e ri të degës z. Hevzi Jashari.

Kryetari i deritashëm i degës z. Ragmi Isufi si dhe tre antarë tjerë u zgjodhën anëtarë të kuvendit qendror të partisë. Gjithashtu kuvendi zgjodhi edhe kandidatin e mundshëm për kryetar të Komunës së Likovës z. Burhan Murati.

Në fjalën e tij përshëndetëse në kuvendin zgjedhor, pasi uroj kryetarin e posa zgjedhur të degës, z. Thaçi theksoi se me kandidaturën e mundshme për kryetar komune të z. Burhan Murati së bashku me ekipin e këshilltarëve PDSH do t’ju ofrojë mundësi që njëherë e përgjithmonë Komuna e Likovës të lirohet nga kthetrat e BDI-së e cila me vite e ka ngulfatur këtë rajon.