BallinaMaqedoni

1078 vëzhgues vendorë dhe 770 të huaj për zgjedhjet e 8 majit

Për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 1.999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes. Për raportim të zgjedhjeve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 66 gazetarë të huaj.