Kolumna

“1 minutë heshtje për ngritjen e rrogave të politikanëve!”

Shkruan: Amir Imeri

1 minut heshtje për ngritjen e rrogave të politikanëve!
I logjikshëm është çdo veprim politik deri sa populli heshtë, dhe vetëm heshtje!!!!
Funksionarët shtetërorë morën rrogën e tyre me ngritje marramendëse, sikur të ishin funksionar të BE-së, dhe jo të Maqedonisë së varfër!

Qeveria me këtë vendim të papërgjegjshem, ka krijuar një diskrepancë të madhe mes tyre dhe shtresës së thjeshtë punëtore!
Me gjasë kjo do të jetë edhe arritja më e madhe e politikanëve tanë për këtë vit.!!!
Ky vendim e ka degraduar punëtorin, e ka zhvesh nga trajtimi dinjitoz që duhet ta ketë punëtori.!
Çfarë të themi për pastruesit?! Po për punëtorët e punëve ndërtimore? Po për zanatxhiun, po doktorin, inxhinjerin,profesorin, po mësuesin?!!!

Kjo është pasojë e nderimit, respektimit, votimit të deputetëve, kandidatëve, ministrave, pa as një kredibilitet moral,profesional e politik!

Mesazhi i këtij vendimi është i qartë: Perspektiva i takon politikanëve, turpi për heshtjen popullit.!
Ps: Edhe gazetarëve u takon ngritje e rrogave, por… pasi ti zbulojnë ministrat,drejtoret dhe deputetët, edhe nëpër sa këshilla tjera janë të emëruar ata apo familjarët e tyre.