1 janari ditë jopune për të gjithë qytetarët
Në pajtim me Ligjin për festa, 1 janari – Viti i Ri, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kumton se në pajtim me Ligjin për festat e RM-së (‘Gazeta zyrtare e RM-së’, nr. 21/98 dhe 18/07), 1 janari i vitit 2022 (e shtunë), Viti i Ri, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga MPPS.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve ua uron Vitin e Ri.