1.082 raste dhe 27 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 5982 testime, ndërsa janë regjistruar 1.082 raste të reja me Covid-19.
Insituti për Shëndet Publik ka regjistruar 492 pacientë të shëruar.
Ndërkohë si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë ndërruar jetë 27 persona.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 1.130.975 testime për Covid-19 në të gjithë vendin.