𝐃𝐚𝐯𝐮𝐭𝐨ğ𝐥𝐮: Tregtia mes popujve, energjia e transporti, më të rëndësishme se kufijtë në Ballkan
𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐭𝐮𝐫𝐤, 𝐋𝐢𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬ë 𝐓𝐮𝐫𝐤𝐞 𝐄 𝐀𝐫𝐝𝐡𝐦𝐣𝐚, 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤, 𝐳. 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭 𝐃𝐚𝐯𝐮𝐭𝐨ğ𝐥𝐮, 𝐧𝐝𝐚𝐮 𝐩𝐢𝐤ë𝐩𝐚𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐦𝐛𝐢 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐚𝐣𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧ë 𝐟𝐨𝐫𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐠𝐣𝐞𝐨𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭ë 𝐬ë 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬ë 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐬”, 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐣𝐞 𝐧ë𝐧 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬ë, 𝐳.𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐌𝐞𝐭𝐚.
𝐍𝐣ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐭𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐚 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐪ë 𝐞 𝐯ë 𝐭𝐡𝐞𝐤𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐦𝐞𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐭.
Ballkani ka kufijtë e tij, të cilët duhet t’i respektojmë, por duhet të dimë që nuk ka kufij natyrorë në Ballkan.
Të gjithë lumenjtë, si lumi Danub, i kalojnë kufijtë. Malet i kalojnë kufijtë.
Kush është më e rëndësishme për disa çështje?
Është tregtia midis vendeve, energjia, transporti. Pra, duhet të ketë një bashkëpunim ndërkufitar, ndërmjet popujve të Ballkanit. Mënyra më e mirë për të arritur paqen nuk është të kesh ushtri të fortë. Mënyra më e mirë për të arritur paqen është ndërveprimi ekonomik.
Nëse do të kemi një ndërvarësi ekonomike, ndërmjet vendeve si Serbia, Kroacia, Bosnja-Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe të gjithë përparojnë dhe kanë presporitet, nuk do të ketë më konflikte të tilla.
Unë mund të them që BE është e suksesshme për shkak të ndërvarësisë ekonomike, të tregut të përbashkët. Pra, plani i parë europian u bë në fillim, në marrëveshjen midis Francës dhe Gjermanisë.
Kishin luftuar me njëri-tjetrin me shekuj të tërë. Në kohën e Napoleonit, në kohën e Hitlerit dhe kështu me radhë. Lufta ishte shumë e gjatë, por nuk patën sukses.
Por, kur vendosën të bashkohen në këtë marrëveshje afër zonës së Strasburgut për ndërvarësinë ekonomike, nuk patën më luftëra.
Duhet të kemi projekte të përbashkëta ekonomike.
Më shumë projekte transporti, më shumë projekte tregtie, tregti të lirë ndërmjet vendeve dhe zonë ekonomike të përbashkët./Erisa Xhixho