Maqedoni

Ziadin Sela ngushëllon familjen e Rafi Halilit. “Ai dha gjithçka nga vetja e tij, për kombin, për vendin dhe për shqiptarët!”

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela ka ngushëlluar familjen e Rafi Haliit. Rafi Halili dha gjithçka nga vetja e tij, për kombin, për vendin dhe për shqiptarët!

“Sot morëm lajmin e dhimbshëm dhe të hidhur për ndarjen nga jeta të z.Rafi Halili, nga fshati Gajre e Tetovës. Ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare!
Ai dha gjithçka nga vetja e tij, për kombin, për vendin dhe për shqiptarët!
U prehsh në Paqe i nderuar Rafi, kurse familjes Halili, miqve, dashamirëve u shprehim ngushëllimet tona të thella e të sinqerta për këtë humbje të madhe!” ka shkruar Sela.