VIP-in më të madh në Tetovë nuk e lënë të ulet në karriget VIP kur luan “Shkëndija” (VIDEO)
Vokalisti i “Elitës 5”, Arif Ziberi ka zbuluar përse nuk i ndjek më ndeshjet e klubit të futbollit “Shkëndija” nga shkallët e stadiumit të Tetovës, transmeton gazeta LAJM. Gjatë një intervistë në televizionin Klan Maqedonia, këngëtari i grupit më të njohur shqiptar, ka treguar se është tifozë i flaktë i “Shkëndijës”, por ka vendosur që të mos shkojë më në stadium, pasi gjatë një ndeshje sigurimi i kishte pamundësuar të ulet në karriket VIP. “Jam i tifozë prej vitit 1979 prej kur është themeluar dhe kemi qenë nëpër katunde edhe kur jeta ishte në pyetje kam qenë tifozë, por nuk shkojë më. Unë kam qenë ndjekës i rregullt i “Shkëndijës, kam blerë biletën, jam ulur me njerëzit normal. Por, në një rast unë e kam blerë biletën dhe jam nisur për në tribunë, të te uleset VIP ishte aktori Sopi, edhe më ftoi që të ulem atje. Pasi ai insistoi unë u nisa drejt ulëseve VIP por kur u afrova, dy persona të sigurimit më thanë: na fal këtu është për VIP-a dhe unë u ndjeva aq keq”, tha Arif Ziberi./Gazeta LAJM