Maqedoni

(VIDEO) Publikohen pamjet e para të tërmetit në Japoni

Japonia është goditur sot nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-ës, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18 mijë njerëz.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para nga tërmeti 6.6 shkallësh ku sipas zyrtarëve në Aomori, Fukushima dhe Iwate, nuk ishte raportuar për asnjë viktimë dhe transmetuesi publik NHK tha se nuk kishte raporte të menjëhershme të dëmeve.