VIDEO-OPERIMI I DIABETIT TË TIPIT 2, PO REZULTON I SUKSESSHËM

Dr. Necat Kaplan, kirurg i përgjithshëm, sot ishte i ftuar në RTK, ku ka folur për personat me diabet dhe operimin ne diabetit të tipit 2, i cili po rezulton i suksesshëm.

Dr.Kaplan tha se kjo sëmundje në Turqi është rritur më 10 përqind për këto 10 vite.

“Gjatë kohës së pandemisë mbi 500 milionë njerëz janë prekur më këtë sëmundje në gjithë botë. Edhe Korona po ndikon të kemi rritje të kësaj sëmundje. Kjo sëmundje zhduket me ndërhyrjet kirurgjikale. Pra kjo ka vazhduar për 15 vite”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, ky operacion zhvillohet në disa shtete të botës. “Ne kemi pasur qindra pacientë nga Kosova”, tha ai.

Kurse, Mimoza Elezi gazetarja nga Turqia, tha se qëllimi i vizitës së këtij mjeku në Kosovë është të informojë qytetarët e Kosovës për këtë operim që është shumë me rëndësi për shërimin e tipit të diabetit 2. “Ne kemi ardhur për ti informuar qytetarët e Kosovës për këtë operim”, tha ajo. Për më shumë ndiqeni interviston e plotë të Dr. Necat Kaplan dhënë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).