Maqedoni

(Video) Alarm për bombë, evakuohet Qendra Tregtare “East Gate”

Qendra Tregtare “ East Gate” është evakuuar. Të gjithë personat prezent për momentin janë jashtë qendrës. Tani për tani nuk dihen shkaqet e evakuimit.

Nga Ministria për Punë të Brendshme konfirmojnë se janë evakuuar të gjithë personat dhe punonjësit në këtë qendër, dhe paralajmërojnë informata shtesë gjatë ditës.

Video në këtë link të televizionit ALSAT M.

Alarm për bombë edhe në Q.T. “Biser”

Për momentin në rrjedh e sipër është evakuimi i Qendrës Tregtare “Biser” në lagjen Aerodrom. Siç mëson Alsat, alarmi për bombë nuk është drejtuar tek drejtoria e Qendrës Tregtare, por në Ministrinë për Punë të Brendshme, nga ku menjëherë kanë ndërmarr masa për evakuimin e personave dhe punonjësve të kësaj qendre.

Gjatë ditës së sotme alarm për bomba kishte edhe në 7 shkolla të kryeqendrës.

“Sot rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të shtatë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, njoftojnë nga MPB-ja.