Rajon - Botë

Uashingtoni planifikon të blejë ilaçin e ri eksperimental kundër Covid

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se Presidenti Biden po planifikon të shpenzojë 5 miliardë dollarë për të blerë ilaçin e ri antiviral kundër Covid-19, që është në fazë eksperimentale, të kompanisë Pfizer. Sasia e blerë pritet të jetë e mjaftueshme për të trajtuar 10 milionë raste.

Njoftimi u dha një ditë pasi kompania Pfizer nënshkroi me një agjenci të OKB-së një marrëveshje për ta dhënë falas liçencën e ilaçit të ri për t’u prodhuar në 95 vende, që përbëjnë 53 për qind të popullsisë së botës.

Pfizer thotë se ilaçi i ri, i quajtur “Paxlovid,” ul me 90 për qind vdekjet dhe shtrimet në spital të personave që kanë siptoma të lehta deri në të moderuara të kovidit. Pfizer i kërkoi të martën Agjencisë së Barnave dhe Ilaçeve (FDA) të miratojë përdorimin e ilaçit të ri.