Tre javë nga zhdukja e gruas nga Shkupi, ende asnjë gjurmë prej saj
Familja e Lidija Trajkovskës (43) nga Shkupi tani tre javë po jeton në agoni, pasi ajo u zhduk pa gjurmë më 8 nëntor, kur doli nga shtëpia herët në mëngjes dhe u nis në drejtim të panjohur.
Zhdukja e gruas, e cila është bashkëshorte, nënë dhe gjyshe, e punësuar në një mishtore në Tinex, e cilësuar nga të afërmit e saj si një grua e përgjegjshme dhe familjare, ka qenë fillimisht në qendër të vëmendjes së opinionit, transmeton Lideri.mk. Por, me kalimin e kohës nuk ka asnjë gjurmë nga Lidiaja, prandaj duket se ky rast po bie në harresë, shkruan Fokus.
Ajo që i ka ndodhur kësaj gruaje mbetet mister për më shumë se njëzet ditë./Lideri