Maqedoni

Transportuesit privat: Anulojmë protestën për shkak të delegacionit bullgar

Transportuesit privat kërkojnë kthimin e borxhit prej 2 milion eurove dhe takim me drejtorin e NPQ-së. Ndalimi i punës për tre muaj ka shkaktuar kolaps pasi që nuk kanë asnjë të ardhur për familjet e tyre, raporton Klan M.

“Kërkojmë dialog dhe zgjidhjen e problemit, protesta është opsioni i fundit, por në qoftë se nuk ka zgjidhje do të protestojmë duke bllokuar udhëkryqet por kjo do të ndodh pas ditëlindjes së Goce Dellçevit që do të shënohet në Shkup, kjo pasi nuk duam të shkaktojmë telashe në komunikacion. Nuk u takuan me drejtorin e NPQ-së pasi kishte takime tjera të caktuara.” – Kështu deklaruan transportuesit privat para selisë së NPQ-së. /KlanMacedonia/