Transportonin drogë dhe armatim prej Maqedonisë në Greqi, arrestohen tre shtetas grek

Në një aksion të policisë greke në rajonin e Selanikut dhe Kukushit janë arrestuar tre persona, shtetas të Greqisë, transmeton Alsat. Sipas njoftimit të policisë personat në fjalë janë pjesë e një rrjeti kriminal që kanë futur në Greqi drogë dhe armatim nga Maqedonia e Veriut. Policia ka konfiskuar 55,5 kilogramë kanabis, një pushkë automatike, një mitraloz, 139 fishekë, tre makina, 3350 euro dhe disa celularë. Policia njofton se tre të arrestuarit janë dorëzuar në Prokurori, ndërsa është identifikuar edhe një person. Autoritetet greke njoftojnë se hetimi vazhdon dhe se pritet të identifikohen edhe anëtarë tjerë të grupit kriminel