Tetovarin e mashtruan për 36 mijë euro, mendoi se po i investon në Dubai
Me datë 22.11.2024 në ora 13:30, një 51 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar dhe dëmtuar për 36.500 euro nga A.I. nga Tearca, L.R. nga Shkupi, V.S. nga Tetova, si dhe M.M. (58), P.L. (56), dhe V.S. (30) të tre nga R.e Shqipërisë, të cilët gjatë muajit janar të vitit 2024 i ofruan të investonte në një projekt gjoja shumë fitimprurës në Dubai, por pasi dha paratë kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.