Maqedoni

Tetovari për 16 ditë sulmohet pesë herë nga qentë endacakë

Rreziku nga qentë endacak vazhdon të jetë problem i madh për qytetarët e Tetovës. Ata vazhdimisht raportojnë në polici raste të ndryshme kur sulmohen nga qentë endacak.

Së fundmi një qytetarë ka thënë se prej 3 tetor deri më 19 tetor është sulmuar pesë herë, ndërsa të njërit rast janë publikuar edhe video. Ai thotë se këto raste i ka paraqitur në komunë.

“Kam pasur edhe pesë sulme tjera. Njëri nga sulmet është në videon që është publikuar. Rastin e kam paraqitur në polici, por më kanë thënë që nuk janë kompetent për të reaguar dhe se duhet të drejtohem te komuna. Kam procesverbal nga institucionet e komunës me 3 tetor që e kam paraqitur, por deri nga 3 tetori deri më 19 tetor që është dita e sotme kam pasur edhe pesë sulme tjera”, thotë qytetari.

Ndryshe, para disa muajve Komuna e Tetovës nënshkroi marrëveshje me shoqatën “Amos Pet” për të zgjidhur problemin me qentë endacak. Por me këtë marrëveshje nuk është zgjidhur përfundimisht problemi, pasi ata do të trajtojnë vetëm 82 qenë, që është rreth 20% nga numri i përgjithshëm i tyre në qytet.