Temperaturat më të ulëta regjistrohen në Berovë, më shumë borë në Mavrovë

Temperatura më të ulëta sot në mëngjes janë regjistruar në Berovë me -17 gradë Celsius, në Hanet e Mavrovës -16. Në Kriva Pallankë -14, në Manastir dhe Tetovë -13, në Strumicë dhe Krushevë -11, në Prilep, Ohër, Pretor, Shtip, Demir Kapi -10. Minus nëntë gradë janë matur në Shkup dhe Vinicë, -5 në Kumanovë, -4 në Dojran dhe -2 në Gjevgjeli.

Më shumë borë ka në Mavrovë, 39 centimetra, në Kodër të Diellit 31 dhe në Krushevë 13 centimetra.