Takim i rëndësishëm i ministrit Sali për pacientët me sëmundje kronike dhe zemër mekanike

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali është takuar me kryetarin e Shoqatës “Hrabro Srce”, z. Vasko Joleski, dhe drejtorin e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë Shtetërore, prof. dr. Sashko Jovev. Në takim janë diskutuar sfidat e pacientëve me mbështetje mekanike të qarkullimit të zemrës së implantuar.
“Sigurimi i kushteve për kryerjen e transplantit të zemrës tek pacientët me mbështetje mekanike dhe përjashtimi nga participimi për shërbime shëndetësore që lidhen me sëmundjen kronike ishin pjesë e temave që i diskutuam me përkushtim të përbashkët për të gjetur zgjidhje në interes të pacientëve”, njoftoi Sali.