Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të ndajnë 144 milionë dollarë si ndihmë humanitare për krizën në Afganistan.
Ndihma do të ndahet drejtpërdrejt te organizatat humanitare, të cilat u ndihmojnë afganëve, përfshirë edhe refugjatët afganë në shtetet fqinje, ka thënë Sekretarja e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Emily Horne.Organizatat humanitare, që do të marrin ndihmat, do të ofrojnë strehim, kujdes shëndetësor, ushqim, ujë dhe produkte higjienike për afganët dhe refugjatët afganë.Ndihma e re e çon në gati 474 milionë dollarë shifrën e fondeve që ka ndarë SHBA-ja këtë vit për Afganistanin dhe refugjatët afganë në rajon.Kriza e re humanitare ka shpërthyer pasi Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr forcat e armatosura nga Afganistani, pas gati 20 vjetësh luftime.Tërheqja e tyre ka rezultuar me rënie dramatike të Qeverisë afgane dhe kthim të talibanëve në pushtet.