Maqedoni

Saliu alarmon për kujdes/ Shqiptarët posaçërisht kosovarët mund të sulmohen në qendër të Shkupit nesër?!

Gazetari Furkan Saliu përmes një statusi në rrjetet sociale ka lëshuar një alarm lidhur me situatën e sigurisë dhe lëvizjes së qytetarëve në qendër të Shkupit, pas ngjarjeve dhe incidenteve me flamujt.

Saliu ka thënë se qytetarët shqiptar, respektivisht ato me targa nga Kosova duhet të kenë kujdes sepse sipas tij, ekziston mundësi reale që të sulmohen nga “huliganët” maqedonas.

Gazetari nga Shkupi ka apeluar për kujdes të shtuar.

“Qytetarët shqiptar të shmangin lëvizjen nëpër qendër nesër sepse ekziston mundësi reale që të sulmohen. Posaçërisht duhet të jenë të kujdesshëm qytetarët me targa të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Saliu në Facebook.