Rrahen mes veti tifozët maqedonas nga Shkupi dhe Manastiri (Video)

Me arritjen e tifozëve nga Manastiri, me emrin “Çkembari” sallën e sportit “Jane Sandanski” në Shkup, ndodhën edhe incidentet e para. Tifozët e klubit të Manastirit, sapo kanë hyrë brenda, kanë filluar të hedhin fishekzjarre drejt të publikut, pas së cilës grupi nga Shkupi me emrin “Komitët” janë provokuar dhe kanë hyrë në fushë dhe janë kundërpërgjigjur duke gjuajtur objekte në drejtim të tifozëve të Manastirit, transmeton Ekipa.

Policia reagoi keq dhe në momentin kur hynë për të rregulluar situatën ishte tepër vonë.