Maqedoni

Roth: Shpresoj të krijohen parakushtet për ndryshimet kushtetuese

Deputeti i Bundestagut gjerman, njëherë edhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, Michael Roth në konferencën e sotme për shtyp në SHkup tha se vendi duhet të vazhdojë angazhimin për negociatat për anëtarësim në BE, përcjell TV21. Roth tha se liderët politikë duhet të angazhohen që të bëhen ndryshimet kushtetuese, me çka bullgarët, bashkë me malazezët dhe kroatët do të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Unë shpresoj që tani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të krijohen parakushte që të mund të vazhdohet angazhimi për negociatat aderuese. E di që shumëkujt aspak nuk i bie lehtë kur bëhet fjalë për këto ndryshime kushtetuese, por secili duhet ta parashtrojë pyetjen: Jo si unë mund t’i ndihmojë partisë sime, por si mund unë t’i ndihmojë dhe të kontribuojë për vendin tim”, tha mes tjerash Roth.