October 8, 2024
Showbiz

Robert Berisha: Vajza jonë nuk e di se unë dhe Nora jemi divorcuar

Robert Berisha së fundmi ka folur sërish për divorcin me Nora Istrefin, me të cilën ka edhe një vajzë.

Këngëtari tha në emisionin “Goca dhe gra” se ai ka arritur ta menaxhojë aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shpi, ne edhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vie puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i folë”, tha Berisha.

Nora dhe Roberti u ndanë pas 14 vitesh lidhjeje, derisa ndarja erdhi 3 vite më parë.