Profesori nga Tetova: Kuvendi i Kosovës ta shpallë Edi Ramën tradhtar

Pas betimit të Vuçiqit, vjen thirrja për Kuvendin e Kosovës: Të shpallet tradhtar Edi Rama që lobon për “Ballkanin e hapur”
NGA: M.L. MË: 1 QERSHOR 2022 NË ORA: 16:27
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq
Ditën e djeshme, (31 maj 2022) Aleksandër Vuçiq është betuar për të dytën herë në postin e presidentit të Serbisë.

Njësoj sikurse herën e parë, Vuçiqi dha betimin duke përmendur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.

“Betohem se gjithë energjinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj…”

Kjo deklaratë u dha në kohën kur Serbia është në proces dialogu me Kosovës, derisa kërkesë kyçe e faktorit ndërkombëtar është njohja reciproke.

Për profesorin dhe njohësin e çështjeve politike, Sulejman Mehazi, betimi i Vuçiqit nuk është i çuditshëm aq sa është i çuditshëm fakti që kryeministri i Shqipërisë ia ka kthyer shpinën Kosovës.

“Betimi i Aleksandar Vuçiqit me rastin e postit të presidentit të Serbisë për mbrojtjen e Kosovës me çfarëdolloj mënyrash brenda kushtetutës së Serbisë nuk na habit fare, pasi që njëzet vjet radhazi janë betime avazesh politike të pandryshuara millosheviçiane.

Si gjithmonë betimet e presidentëve e ministrave serbë ndaj Kosovës janë teorike, joreale e pasive pasi Kosova është Republikë e pranuar nga më shumë se njëqind shtetet në krye me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë etj. kështu që betimet e tilla serbe janë ëndrra kuajsh e asgjë më shumë. Betimet e tilla shtetërore serbe ndaj Kosovës janë të pritshme dhe fare nuk janë tragjike për elitën dhe qytetarët e Kosovës e më gjerë. Shqiptarët e ish-Jugosllavisë e kuptojnë politikën gllabëruese serbe ndaj trojeve shqiptare, por nuk mund ta kuptojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se si është e mundur t’ia kthejë shpinën Kosovës së Albin Kurtit për t’u përqafuar me armiqtë të përbetuar ndaj shqiptarëve sikurse që janë serbët e Çubrilloviqit, Rankoviqit, Millosheviqit e Vuçiqit”, thotë Mehazi.

Mehazi ka përmendur edhe Ballkanin e hapur duke thënë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bën përpjekje ta përparojë këtë projekt ndonëse Serbia ende e ka Kosovën si pjesë të kushtetutës së saj.

“Që ironia e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, të jetë më e turpshme, se me Ballkanin e hapur serb, sikur do të na tregojë neve se çon politikë të “mençur” duke anashkaluar 90% të shqiptarëve të Kosovës për shkak politikës së tij vëllazërore me Vuçiqin, kurse në anën tjetër presidenti Vuçiq gjatë betimit në Kuvendin e Serbisë betohet se për 5% serbë do luftojë deri në frymën e fundit për mbrojtjen e Kosovës brenda kushtetutës serbe”, ka thënë profesori.

Sipas tij, Edi Rama sakrifikon 90% të shqiptarëve për Vuçiqin,

“Politika e “mençur” e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, është se ai sakrifikon Kosovën me 90% shqiptarë për Vuçiqin, kurse në anën tjetër presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke u betuar para kushtetutës së Serbisë me Kosovën brenda saj, sakrifikon tërë Serbinë për 5% serbë të Kosovës”, ka deklaruar Mehazi.

Më tej, profesori ka sugjëruar që reagimi i politikës në Kosovë ndaj betimit të Vuçiqit të bëhet duke filluar

“Reagimi i elitës politike të Kosovës ndaj betimit të Vuçiqit duhet të jetë i dyanshëm, një, që parlamenti i Kosovës të shpallë tradhtar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, dhe dy, me kushtetutën e re, shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të futen brenda kushtetutës së Kosovës”.