July 22, 2024
Maqedoni

Policia kontrolle në Këshillin Gjyqësor, dyshime se dikush hyri pa leje në zyrë

Assesi të stabilizohet situata në Këshillin Gjyqësor. Tre ditë më herët inspektorë të Policisë kanë kontrolluar kamerat e këtij institucioni pasi një prej anëtarëve ka dyshuar që dikush i ka hyrë në zyrë pa leje dhe ka gërmuar në gjërat e tij. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev e konfirmoi këtë aksion policor por nuk tregon në qoftë se deri tani është zbuluar diçka. Kjo nuk do të jetë “përballja” e vetme e Këshillit Gjyqësor me drejtësinë, javën e kaluar anëtarja e këtij institucioni Vesna Dameva paditi këtë institucionin dhe anëtarë të caktuar për shkelje ligjore gjatë procedurës së shkarkimit të saj.

“Asnjë problem nuk shohë në këtë situatë, edhe pse e shohë që në media kjo veçse është plasuar, mirëpo ne nuk fshihemi nga kjo situatë, situata është e tillë, meqë kemi kështu dyshimesh, është e rrugës që të hetohet në mënyrë që të shihet se si qëndron puna”, tha Sashko Georgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor. /Ardit Ramadani-Alsat