April 25, 2024
Kosovë

Polici serb në Graçanicë vret vëllaun e tij

Një zyrtarë i Policisë së Kosovës ka vr arë vëllain e tij. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës. Mediat kosovare raportojnë se vëllezërit janë të nacionalitetit serb.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me a rmë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, deklaroi Ahmeti.

“Vd ekjen e vik timës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar (zyrtar policor) është arre stuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policorë në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.