Maqedoni

Po pastrohet shtrati i lumit te stadiumi i KF Bashkimi-Kumanovë, premtim parazgjedhor i Alternativës

Në vijim është duke u realizuar pastrimi i shtratit të lumit te stadiumi i K.F.Bashkimi

Këshilltari komunal nga radhët e partisë Alternativa dega në Kumanovë, Driton Sulejmani ka njoftuar opinionin se është duke u realizuar pastrimi i shtratit të lumit te stadiumi i Klubit Futbollistik “ Bashkimi”.

“Pastrimi i kësaj pjese të qytetit, si dhe rregullimi i parkut të qytetit është njëra prej pikave programore të Alternativës në Kumanovë me të cilën doli para votuesve në zgjedhjet lokale të vitit 2021. Në vijim po bëhet pastrimi i shtratit të lumit tek stadiumi ndihmës i Kf Bashkimi, i cili paraprakisht u dakordua me kryetarin e komunës”, shkruan Driton Sulejmani.