Kolumna

Për disa komandanta të vitit 2001, që i quanim “komandantë të podrumeve”

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Gjatë luftës së vitit 2001 kisha dëgjuar për disa komandanta të UÇK-së.Disa i njihja para luftës, ca të tjerë i takova gjatë luftës.Për disa kam dëgjuar nga shumë ushtarë të UÇK-së që kanë marrë pjesë edhe në disa beteja të luftës. Për disa kam dëgjuar që as një betejë nuk e kanë parë me sy. Këta që kanë marrë pjesë në shumë beteja që nga fillimi i luftës e deri në përfundim unë i quajë komandanta të vërtetë. Po disa prej tyre që kanë mbajtur grada ushtarake komandanta dhe që asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në asnjë betejë që nga fillimi e deri në përfundim. Këta unë i kam quajtur dhe sot i quajë komandanta të podrumeve.Disa nga komandantat e vërtetë kanë marrë pjesë në beteja. Disa edhe kanë ra dëshmorë.Po çfarë të them për këta komandantat e podrumit dhe pas përfundimit të luftës dhe edhe sot quhen komandanta me pseudenime. Këta komandanta është dashur të tregojnë se në cilën betejë kanë marrë pjesë. Kisha dashur të dija se gjatë luftës dhe pas luftës a i kanë vizituar ushtarët që janë plagosur në luftë dhe invalidët e luftës.Kisha dashur të më tregonin se si pas përfundimit të luftës u turrën pas posteve në pushtet. Sa prej tyre vetëm i ndrruan postet dhe u bërën milioniera nga gjaku i ushtarëve dhe dëshmorëve.Këta ca komandanta a e dinë se ka ushtarë edhe ate të plagosur që kanë mbetur pa punë e disa janë pa vendime pune.Disa nga këta komandantat e podrumeve kur u futën në politikë pranë vetes i afruan shumë dezertora dhe një ushtar të vërtetë nuk e afruan pranë vetës i cili ka marrë pjesë në vijën e parë të zjarrit që nga fillimi e deri në përfundim të luftës.Ju të nderuar komandanta të podrumeve u futët në politike për të zënë poste, për të fituar tendera, për të bë pasuri marramendse. Unë nuk e kisha ditur se në luftën e 2001-shit më shumë kishte pasur “ komandanta” se sa ushtarë të vërtetë të UÇK-së. Ju kur u futët në politikë pranë vetes afruat individë që ishin kundër luftës dhe UÇK-së.Iu dhatë poste njerëzve të dyshimtë. Këtë e bërët dhe akoma ju disa veproni njejtë, sepse ata i keni futur nën hipotekë dhe këta hajdutë punojnë për intereset tuaja. Ju nuk i keni afrur pranë vetes njerëzit me vlerë. Ju i keni larguar tërësisht ata që kanë pasur dhe kanë vlera. Ata që kanë vjedhur për vete dhe për ju i keni mbajtur dhe i mbani pranë jush.Para se të e përfundoja këtë shkrim doja të dija se cilët janë ata komandanta të podrumave që shkruajtën ndonjë libër për UÇK-në dhe luftën që bëri UÇK-ja që nga krijim i saj e deri në përfundim.Çfarë do të dinë gjenerat e reja që do të vijnë brez pas brezi për luftën e vitit 2001 dhe për UÇK-në.Gjeneratat e reja duhet të lexojnë dhe të njihen për këtë luftë të vitit 2001 dhe UÇK-në. Po presin të shkruani ju të nderuar ca komandanta. Unë personalisht nuk pres aspak prej jush se do të bëni libra të tillë për luftën e vitit 2001, sepse nuk dini se çfarë të shkruani. Ju disa dinë vetëm për hajninë tuaj që e bërët në politikë pas përfundimit të luftës dhe për përfitimet dhe pasurinë që bërët duke shkelur mbi gjakun e atyre që e derdhën gjatë vitit 2001 nën uniformën me emblemën e shenjtë të UÇK-së.

E HARRUAT LUFTËN E VTIT 2001

E harruat luftën e vitit 2001. I harruat shkatrrimet e disa fshatra të kësaj komune. I harruat luftatërët e lirisë. I harruat invalidët, i harruat dëshmorët. E harruat emblemën e shenjtë të UÇK-së. U vërsulët si ujq pas posteve, kolltuqeve, tenderave dhe… Nuk i mbështetët ata / ato që merituan për të i mbështetur. I mbështetët dhe ju dhatë poste atyre që e shajtën UÇK- dhe trimat e lirisë. Një ditë keni për të dhënë llogari. Llogari do të jepni edhe tek Zoti, o ju ca hajna të fëlliqur që shkelët mbi gjak.