Nxënësve nga Maqedonia u bëhet “horror” ekskursioni në Francë: Nuk niset autobusi, e ndezin me të shtyme (Video)

Prindërit e pakënaqur të nxënësve të gjimnazit “Dobri Daskalov” në Kavadar kanë shpërndarë një video që tregon se si fëmijët e tyre, të cilët janë në një udhëtim në Francë, e shtyjnë autobusin për të nisur.

Siç transmeton portali “Duma”, prindërit nuk janë të kënaqur me transportin që agjencia turistike “Diplomatik” nga Shkupi ka angazhuar për realizimin e ekskursionit.

Nxënësit dëshmojnë se problemet janë shfaqur në fillim të udhëtimit, kur në Kavadar kanë mbërritur dy autobusë, njëri prej të cilëve ka pasur defekte teknike, ndonëse ka kaluar kontroll teknik në Shkup.