Rajon - Botë

Nuk ka tërheqje, Izraeli rreshton tanket, pritet sinjali i fundit për ndërhyrjen në Gaza (VIDEO)

Ushtria izraelite pret vetëm një sinjal për të ndërhyrë në Gaza, pasi tanket janë vendosur përgjatë kufirit. Deri tani janë shënuar 83 viktima në Gaza dhe 7 në Izrael si pasojë e lëshimit të raketave dhe Hamasi dhe kundërpërgjigjes së shtetit hebre. Mes viktimave shumë janë gra dhe fëmijë. Thirrjet e ndërkombëtarëve duket se nuk po qetësojnë dot situatën. Shikoni se çfarë po ndodh minutë pas minute në Rripin e Gazës dhe në Izrael nga transmetimi i drejtpërdrejtë i agjencisë së lajmeve Reuters nga dy zonat e zjarrta.