Nënkryetari i PDSH-së kalon në ASH

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Frymëzim Dauti, njëherit ish kandidat i kësaj partie për komunën e Gostivarit ka kaluar në radhët e Aleancës për Shqiptarët edhe zyrtarisht.

Dauti mori pjesë edhe në Kuvendin e Degës së Gostivarit në të cilin ju dha drita jeshile Taravarit për mandatin e dytë.

Ndryshe, Frymëzim Dauti në një intervistë për News33, kishte lëshuar akuza të rënda të adresë të Thaçit duke thënë se ai nuk ka më vend dhe të njëjtin nuk ka kush ta pres, si në Gostivar, Tetovë, Strugë e gjetiu.