Momenti kur Policia e Kosovës arreston një serb në Gazemistan

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një plan operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë.

Në videon më poshtë, mund të shihni momentin kur policia e Kosovës arreston një serb.

Policia në Gazemistan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë. Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjve serbë, pjesëtarët policor kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilën mbanin në duar serbët.