BallinaMaqedoni

Micksoki: Mjaft pritëm, nga e hëna fillon plani kundër gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar

Kemi plan dhe nga e hëna do të fillojmë me zbatimin e planit, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke e paralajmëruar aksionin e fuqishëm ndaj të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që e kanë kapur sistemin gjyqësor.

“Mjaft pritëm, pritëm, dhamë shanse, mjaft ishte. Është e qartë se janë të ashpra sulmet e diarresë, dhimbje barku, dhimbje koke, temperaturë, ankth e kështu me radhë kur duhet të nënshkruhet dekreti i fundit për t’u zbatuar drejtësia, për disa prokurorë të cvaktuar, për fat të keq”, tha Hristian Mickoski, kryeministër.

Ai shtoi se: “Nuk funksionojmë si estradë dhe unë tani nuk do të flas para kamerave dhe mediave ose të dërgoj njësite speciale të policisë dhe të poshtëroj njerëzit”.

Në lidhje me akuzat se çdo herë kur duhet të veprojnë prokurorët janë të sëmurë, prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski pohon se ka qenë vetëm një rast kur prokurori ka pasur virus.