Kryeministri Mickoski në një intervistë për Alsat konfirmoi se ka realizuar një takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti të cilit siç tha Mickoski i ka treguar se ku dallojnë mes vete dhe se i pengon kjo udhëheqësi e integristëve.
Mickoski: Emri i Artan Grubit i lidhur me shumë raste
Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për Alsat ka folur edhe për pohimet e ministrit të Transportit Nikollovski se funksionarë të BDI-së janë pasuruar me tokë në trasenë ku duhej të ndërtohet autostrada për në Bllacë. Ai tha se në periudhën që vjen do mësohen më shumë detaje rreth veprimeve të ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe bashkëpunëtorëve të tij, jo vetëm me autostradat por edhe me fusha të tjera që nuk janë në interes të qytetarëve.
Mickoski: Ankesa në Kushtetuese, për disa nene
Kryeministri Hristijan Micksoki në një intervistë për Alsat komentoi nismën në Kushtetuese kundër ndryshimeve në ligjin për gjuhët. Ai tha se nuk bëhet fjalë për ligjin, por dy nene të cilat edhe tani nuk zbatohen. Mickoski tha se nëse nuk shfuqizohen edhe këto dy nene atëherë akterë të ndryshëm do të gjejnë tema të tjera për të nxitur tensione ndëretnike pasi sipas tij politikanë të korruptuar për të ruajtur pasurinë e fituar në mënyrë kriminale dinë të notojnë.